Aktualitet

VD+Foto/ Tërmeti vë në panik gjithë Shqipërinë, njerëzit braktisin banesat dhe dalin në rrugë

21 Shtator 2019, 14:30 Nga DOSJA
VD+Foto/ Tërmeti vë në panik gjithë Shqipërinë,

SHQIPËRI– Të gjithë banorët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën gjithë vendin. 

 

 

Dosja.al ka siguruar pamje nga zona të ndryshme të kryeqyteti ku shihen njerëz që kanë dalë në rrugë dhe përjetojnë panik. 

Ata kanë braktisur banesat e bizneset dhe me fëmijë në krahë janë zhvendosur në trotuare. 

Dy tërmete të fuqishme kanë tronditur ditën e sotem gjithë Shqipërinë. Epiqendra ka qenë në qytetin ëe Durrësit. I pari dha alarmin me një magnitudë prej 6 ballësh, ndërsa i dyti me 5.7 ballë. Ende nuk bëhen me dije dëmet materiale apo në njerëz që mund të ketë pasur. Priten të tjera lëkundje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll