Aktualitet

Tërmeti 7.5 ballë godet Shqipërinë, 105 të plagosur, lëkundje edhe në mesnatë (FOTO+VD)

21 Shtator 2019, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË- Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e kësaj të shtune. Tërmeti me magnitudë 5.8 dhe 7.8 ballë me epiqendër qytetin e Durrësit, është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Denoncime për dëme të shumta materiale vijnë nga e gjithë Shqipëria. Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri, si edhe Ministria e Mbrojtjes po punon për të matur bilancin. Deri më tani raportohet për 105 të plagosur.

Dëmtime të shumta ka edhe në godinën e Fakultetit të Gjeologjisë, ndërkohë që dy pallate një në Tiranë dhe një në Durrës janë ndarë më dysh.

Ndërkohë për shkak të frikës dhe dëmtimeve të banesave, mijëra qytetarë kanë gjetur që ta kalojnë natën në qiell të hapur.  Për banorët  të cilët kanë mbetur të pastrehë, nuk kanë ku kalojnë natën apo janë të lënduar, pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rr. “3 Deshmorët”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.

(F.G;A.M;F.M;K.M;A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania termet i forte ne shqiperi earthquake albania termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll