Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, policia shpall në kërkim ndërkombëtar 4 anëtarët e klanit “Duka” (Emrat)

21 Shtator 2019, 13:58 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, policia shpall në kërkim

TIRANË – Shpallen në kërkim ndërkombëtar katër persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e tipit mafioz të Santiago Malkos. Emrat e shtatasve nën hetim dolën pas dëshmisë së dhënë nga 39-vjeçari Blendi Teta.

Policia e Shtetit shpalli në kërim ndërkombëtar katër persona si të përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë të ditur se urdhër-ndalimet për Ilir Sulejmanin, Ervis Metani, Elvis Gaçaj të njohur ndryshe si anëtarët e klanit “Duka”, u nxjorrën nga prokuroria e Tiranës pas dëshimsë së dhënë nga Blendi Teta.

Ky i fundit është personi i vetëm i cili qëndron në burg për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Nga sistemi TIMS, rezultoi se personat nën hetim nuk janë larguar nga territori Shqiptarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të kene ikur nga kurfiri i gjelbër pa u regjistruar në database.

Në dëshminë e Tetës u përmenden edhe dy shtetas të tjerë që kanë lidhje familjare më të shpallurit në kërkim. Ata janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pas vrasjes së Malkos u shoqeruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por, u lanë sërish të lirë për mungesë provash.

Sipas prokurorit Naim Tota, Bendi Teta ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke pirë cigare përparë se të bëhej atentati në vendin ku u ekzekutua ish-polici Malko. Përfshirja e Blendi Tetës, sipas organit të akuzës, është e faktuar edhe nga përgjimet e bisedave telefonike që ky i fundit  ka kryer me bashkëjetuesen e tij pas atentatit, duke i thënë se, mund ta akuzojnë për vrasje. Santiago Malko u qëllua për vdekje mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Porcelanit në kryeqytet dhe në atentat morën pjesë të paktën 5 persona.

Marrë nga ABC News Albania

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ervis metani ilir sulejmani ekzekutohet santiago malko ervis metani ilir sulejmani

Sondazh

Poll