Aktualitet

Shqiptari masakron gruan për vdekje, e rreh me shkop pas koke dhe vetëdorëzohet në polici

21 Shtator 2019, 13:49 Nga DOSJA
Shqiptari masakron gruan për vdekje, e rreh me shkop pas koke dhe

AUSTRI– Një shqiptar ka vrarë gruan e tij me shkop, në shtëpinë ku jetonin në Vienë, Austri. Mediat lokale shkruajnë se 32-vjeçari ka masakruar gruan e tij me një shkop. Sherri dyshohet të ketë nisur pas një debat xhelozie dhe më pas shqiptari ka marrë shkppin dhe ka qëlluar gruan e tij pas koke.

Ai e ka lënë të përgjakur e të vdekur në banesë dhe ka shkuar të vetëdorëzohet në polici.

Më duket se kam vrarë gruan,”- mësohet të jetë shprehur 32-vjeçari me origjinë nga Kosova.

Tashmë shqiptari është arrestuar dhe do të akuzohet për vrasje për shkaqe xhelozie.

Trupi i të ndjerës po i nënshtrohet autopsisë dhe më pas do ët bëhet ceremonia e varrimit. Çifti ishin zhvendosur për një jetë më të mirë në Austri, por gjithçka përfundoi në tragjedi pas një debati xhelozie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet austri shqiptari vret gruan viene austri shqiptari vret gruan viene

Sondazh

Poll