Aktualitet

Konteineri me kokainë/ U ekstradua dy ditë më parë, Gjykata lë në burg Arbër Çekajn

21 Shtator 2019, 11:51 Nga DOSJA
Konteineri me kokainë/ U ekstradua dy ditë më parë, Gjykata

TIRANË- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Çekajn.Vendimi për të është dhënë dy ditë, pasi ai u ekstradua në Shqipëri nga gjermania.

Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. 

Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj burg per arber cekajn kokaina ne maminas arber cekaj burg per arber cekajn kokaina ne maminas

Sondazh

Poll