Transportonin drogë me mushkë drejt Maqedonisë, arrestohen dy persona në Prrenjas
21 Shtator 2019, 08:21Nga DOSJA
Elbasan- Nga policia e Elbasanit janë sekuestruar 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Nga policia janë arrestuar A. B, 47 vjeç, dhe I. B, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas pasi po transportonin sasinë e drogës me mushkë drejt Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni “Rrajca”.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Sekuestrohen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga dy shtetas që transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjete sociale një shkrim që tregon një anë tjetër të medaljes për rastin e shfrytëzimit seksual nga peda...
VAU I DEJËS- Tre vëllezër në fshtain Toplanë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kultivonin bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit ja...
Tiranë- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje, kanë shpëtuar 111 emigrant...
Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Cernicë të Gjilanit. Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht grua...
Gjermani- Dy ditë më parë në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë, u gjet trupi i pajetë i një 27-vjeçari shqiptar. Viktima u gjet rastësisht të dielë...
Tiranë– Ish-deputetja Albina Deda ka folur së fundmi për vajzën e saj Ada Dedën, e cila njihet nga të gjithë për bukurinë e saj.E ftuar në emisionin “Rudina”, i...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- ‘Arena Kombëtare’ ende nuk ka përfunduar, por mund të themi se është në fazat e fundit të saj. Por herë pas herë për të janë publikuar foto, për të shua...
Shqipëri- Nëse nuk lufton dot me dallgët, të duhet të notosh me to. Televizionet shqiptare, në këtë sezon të ri televiziv, i janë dorëzuar tendencës ndërkombëta...
TIRANË- A do të fluturojë Air Albania drejt Italisë me tre destinacione dhe me çmime, që në fakt janë vetëm 1 ose 2 euro më pak se kompanitë aktuale...