Aktualitet

“Pedagogu maniak që u shit si shfrytëzim”, Ermal Mamaqi ndan një tjetër anë të medaljes: Do ndëshkoja vajzën po të

21 Shtator 2019, 08:21 Nga DOSJA
“Pedagogu maniak që u shit si shfrytëzim”, Ermal Mamaqi

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjete sociale një shkrim që tregon një anë tjetër të medaljes për rastin e shfrytëzimit seksual nga pedagogu në Elbasan, që u publikua pak ditë më parë në emisionin ‘Stop”. Duke ndarë shkrimin e një prej ndjekësve të tij, Ermal Mamaqi duket se mbështet këtë teori.

“Tallja e pedagogut maniak që u shit si shfrytëzim seksual nga Ermal Mulosmani. Po ju si mendoni?”- shkruhet në foton e postuar nga Mamaqi.

Shkrimi i plotë:                                                

“Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh.

Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të!

Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë.

Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të.

Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej.

Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani”.

 

 

Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh. Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të! Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë. Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të. Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej. Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aktori i humorit ermal mamaqi pedagogu manjak pedagogu në elbasan aktori i humorit ermal mamaqi pedagogu manjak pedagogu në elbasan

Sondazh

Poll