Aktualitet

Mbillnin drogë, arrestohet 3 vëllezërit në Vaun e Dejës (DETAJET)

21 Shtator 2019, 07:53 Nga DOSJA
Mbillnin drogë, arrestohet 3 vëllezërit në Vaun e Dejës

VAU I DEJËS- Tre vëllezër në fshtain Toplanë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kultivonin bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë.

Sipas policisë, të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar”Brebulla” i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga tre vëllezër të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një peridhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brebulla”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

(a.m, j.v/dosja,.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vellezerit kultivim droge shkoder arrestohen vellezerit kultivim droge shkoder

Sondazh

Poll