Aktualitet

Natë intensive në detin Egje/ Anija shqiptare shpëton 111 persona, ‘lufta’ me errësirën dhe të ftohtin (VD)

21 Shtator 2019, 07:37 Nga DOSJA
Natë intensive në detin Egje/ Anija shqiptare shpëton 111

Tiranë- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje, kanë shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë.

“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje. 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, shprehet ministrja.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme për të shpëtuar 111 emigrantët e jashtëligjshëm marinsat kanë luftuar me errësirën, dallgët dhe të ftohtin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anija shqiptare shpëton 111 persona emigrantët në detin egje olta xhacka anija shqiptare shpëton 111 persona emigrantët në detin egje olta xhacka

Sondazh

Poll