Aktualitet

U gjet i masakruar me thikë/ Kush është “mbreti”, boksieri shqiptar që u vra në një pyll të Gjermanisë (FOTO+EMRI)

21 Shtator 2019, 06:45 Nga DOSJA
U gjet i masakruar me thikë/ Kush është “mbreti”,

Gjermani- Dy ditë më parë në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë, u gjet trupi i pajetë i një 27-vjeçari shqiptar. Viktima u gjet rastësisht të dielën nga një kalimtar.

Media gjermane “Bild”,  shkruan se viktima është 27-vjeçari Ismail P, i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thikë dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.Viktima njihet nga të gjithë me nofkën “Mbreti”, dhe u gjet në pyll i mbuluar me gjethe.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, tre ditë para se të gjendej trupi nga një kalimtar. Sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri. 27-vjeçari i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Burimi: Bild

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet viktima ismail p vritet boksieri shqiptar viktima ismail p vritet boksieri shqiptar

Sondazh

Poll