Aktualitet

E bija provokuese në rrjetet sociale, befason ish-deputetja Deda: Fotot ia bëj vetë, kam besim tek Ada

21 Shtator 2019, 06:35 Nga DOSJA

Tiranë– Ish-deputetja Albina Deda ka folur së fundmi për vajzën e saj Ada Dedën, e cila njihet nga të gjithë për bukurinë e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ish deputetja tha se fillimisht nuk ndihej mirë na lajmet që lexonte nëpër portale për të bijën, por shtoi se ka besim tek Ada. Ajo theksoi se ku janë me pushime, është ajo vetë që ja bën fotot.Deda na ka treguar se  shpreson se Ada të jetë më vonë një ndër gazetaret më të mira  në vend.

Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të medieve i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja. Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës”, tha Albina Deda.

Ndërsa vajza Ada ka deklaruar:  “Ka pasur edhe momente që kur shihte lajmet dhe më shkruante: Shiko çfarë kanë bërë. Por unë vija dhe e merrja me të mira. Asnjëherë s’më ka thënë mos bëjë foto, por kur jemi me pushime mi bën ajo fotot”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ada deda albina deda ada deda albina deda

Sondazh

Poll