Aktualitet

Artan Hoxha brenda ‘Arenës Kombëtare’, s’i i lë ‘thumbimet’: Për fatin tim të mirë s’isha aty

21 Shtator 2019, 05:46 Nga DOSJA
Artan Hoxha brenda ‘Arenës Kombëtare’, s’i i lë

Tiranë- ‘Arena Kombëtare’ ende nuk ka përfunduar, por mund të themi se është në fazat e fundit të saj. Por herë pas herë për të janë publikuar foto, për të shuajtur kuriozitetin e njerëzve.

Së fundmi ka inspektuar nga afër stadiumin në ndërtim, gazetari Artan Hoxha, i cili ka treguar se është vendosur edhe tapeti jeshil në fushë.

Ai thekson se aty nuk ka qenë si i ftuar i FSHF-së dhe si Armando- dashës, por për të parë nga afër nëse kompania ndërtuese Albstar do ta bëjë stadiumin gati për ndeshjen e 17 nëntorit me Francën.

“Sot në mbrëmje duke “inspektuar” si futboll-dashës dhe si tifoz kuqezi stadiumin e ri kombëtar, madje duke shkelur dhe mbi tapetin e sapo përfunduar të fushës….
Sigurisht nuk isha në fushe si i ftuar i FSHF-së(për fatin tim të mire nuk e kam atë “fat”), as si Don Armando dashës, por për të pare nga afër nëse kompania ndërtuese Albstar do ta bëjë stadiumin gati për ndeshjen e 17 nëntorit me Francën…”, shprehet Artan Hoxha. 

Foto nga brenda stadiumit:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arena kombetare artan hoxha arena kombetare artan hoxha

Sondazh

Poll