Aktualitet

Tirana pa ujë/ Reagon për herë të parë ERION VELIAJ: Kishim avari të rëndë, nuk parashikohej

20 Shtator 2019, 19:49 Nga DOSJA
Tirana pa ujë/ Reagon për herë të parë ERION VELIAJ:

TIRANË– Pas 24 orësh është rikthyer uji në Tiranë. Për herë të parë kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar situatën duke u shprehur se e gjitha kishte ndodhur për shkak të një defekti.

Sipas Veliajt, arsyeja e mungesës së ujit ishte dëmtimi i tubacionit të në Zall-Herr, i cili u rregullua brenda ditës. 

“Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar. Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon. Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, tha Veliaj. 

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizmit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj tirana pa uje erion veliaj tirana pa uje

Sondazh

Poll