Aktualitet

Mesazhi i koduar i Ramës, Tahiri: Kush e fitoi garën? S’kam asnjë përgjigje për t’i dhënë

20 Shtator 2019, 19:35 Nga DOSJA
Mesazhi i koduar i Ramës, Tahiri: Kush e fitoi garën? S’kam

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në emisionin “Java në RTSH” ka komentuar përballjen e tij me drejtësinë.

I pyetur nëse nesër do të publikojë materiale kompromentuese për kolegët socialistë, Tahiri tha se diçka e tillë ishte fyese. 

“Është fyese të mendohet se unë shantazhoj njerëz me materiale. Sikurse është fyere të mendosh se ish-kolegët e mi paskan diçka për t’i shantazhuar. Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta” – tha Saimir Tahiri.

Analistët e pranishëm në studio, Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj e kanë pyetur për postimin e kryeministrit Edi Rama, për gara me makina teksa ai priste vendimin e Krimeve të Rënda. 

Edhe kush e fitoi garën? Garën me makina po flas. S’kam asnjë përgjigje për t’i dhënë zotit Rama. Unë e kam punën me drejtësinë,”-e mbylli Tahiri.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të mbahet ditën e nesërme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i saimir tahirit edi rama saimir tahiri denimi i saimir tahirit edi rama saimir tahiri

Sondazh

Poll