Bota

VIDEO/ Aksidenti në Kroaci, autobusi ende i palëvizur nga vendi, Policia: Bora ka krijuar shumë probleme

 Siç ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Policisë, Maja Broziçeviç, autobusi është ende i përmbysur në rrugë, po bëhen përgatitjet për ngritjen dhe largimin e tij.

26 Shkurt 2023, 14:03 Nga I.A
VIDEO/ Aksidenti në Kroaci, autobusi ende i palëvizur nga vendi,
Autobusi

KROACI- Për shkak të përmbysjes së autobusit në autostradën me drejtim veri, qarkullimi ka qenë i mbyllur për të gjitha automjetet deri në orën 07:30, pasi qarkullimi zhvillohet vetëm në një korsi. Siç ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Policisë, Maja Broziçeviç, autobusi është ende i përmbysur në rrugë, po bëhen përgatitjet për ngritjen dhe largimin e tij.

“Problem krijon edhe bora. Edhe pse bora është pastruar, kërkohet kujdes dhe durim i madh i shoferit në kushtet e dimrit në rrugë dhe për shkak të rregullimit të posaçëm të komunikacionit”, thotë Broziçeviç.

 

Shkaku i aksidentit është bërë moti i keq në Kroaci. Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 persona, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rëndë. 

maja broziçeviç aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll