Bota

Gjermania hedh poshtë pretendimet: Nuk ka pasur diskutime për garancinë e sigurisë nga NATO

Zëdhënësi deklaroi se nuk ka pasur asnjë zhvillim prej muajsh në diskutimin e garancive të sigurisë së NATO-s për Ukrainën

26 Shkurt 2023, 14:00 Nga a.l
Gjermania hedh poshtë pretendimet: Nuk ka pasur diskutime për
Flamuri ukrainas

GJERMANI- Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka rreaguar lidhur me një lajm të publikuar nga Wall Street Journal që pretendonte se disa nga anëtarët më të mëdhenj evropianë të NATO-s po bëjnë një pakt mbrojtës me Ukrainën. Zëdhënësi deklaroi se nuk ka pasur asnjë zhvillim prej muajsh në diskutimin e garancive të sigurisë së NATO-s për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja. 

Në takimin e fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron me udhëheqësin ukrainas Zelenskyy, kjo çështje nuk luajti fare rol”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte parasysh aftësitë bërthamore të NATO-s, pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA po kërkonte humbjen e Rusisë.

olaf scholz

Sondazh

Poll