Aktualitet

Sherr për para, pronari rus nuk bie dakord me biznesmenin shqiptar, anija me grurë bllokohet në Durrës

20 Shtator 2019, 18:22 Nga DOSJA
Sherr për para, pronari rus nuk bie dakord me biznesmenin shqiptar, anija

DURRËS– Një anije ruse, e ngarkuar me grurë është bllokuar në portin e Durrësit. Mësohet se anija është bllokuar në port me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë në radë prej datës 31 gusht.

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi që prej datës 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31.

Pavarësisht se ka disa javë në port, gruri nuk është shkarkuar pasi pronari rus është shprehur se nuk ka marrë paratë, ndërsa biznesmeni shqiptar pretendon se e ka bërë të gjithë pagesën.

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit ka vendosur masë sigurie për anijen ruse deri në zgjidhjen e problemit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anija ruse ne durres durres porti i durresit anija ruse ne durres durres porti i durresit

Sondazh

Poll