Aktualitet

Nis shitja e librave, shkolla ngjit njoftimin në shtyllë: Ja ku duhet t’i blini!

20 Shtator 2019, 18:22 Nga DOSJA

TIRANË- Teksa ka kaluar një javë nga dita e parë për këtë vit të ri shkollor, në një nga rrugët e Tiranë është parë një njoftim nga shkolla Jeronim de Rada, i ngjitur në një shtyllë ku thuhej:

“Librat nga klasa e parë e deri në të pestën do të jepen falas nga MASR dhe do të merren në shkollë sipas njoftimeve që do të merrni nga mësuesit kujdestarë.

Librat nga klasa e gjatë deri në të nëntën do të blihen nga një shitës i licensuar nga ministria i cili është vendosur tek rruga “Mine Peza” në krah të Hotel Kruja, përballë Rajonit të Policisë nr.3.

Orari i shpërndarjes së librave:

Paradite: 9:00-14:00

 Pasdite: 17:00- 19:00

Jeronim de Rada”

Kujtojmë që lajmi për librat falas për klasën e parë deri në të pestën është e konfirmuar edhe nga  ministria e Arsimit, por që duhet t’i rikthejnë sërish në fund të vitit.

Megjithatë mbetet për t’u dyshuar mbi një njoftim të tillë të vënë në vënë një shtyllë, ku tregohet për shitësin e liçensuar nga Ministria. Pse duhet t’u tregohet prindërve ku të blejnë  librat e fëmijëve, kur në kryeqytet ka disa vende të caktuara dhe të njohura publikisht për liçensimin  e shitjes së librave shkollor, por jo vetëm.

Me siguri çdo prind do ishte  më i sigurt lidhur me këtë çështje, nëse do të merrnin ndonjjë njoftim më zyrtarë e më të besueshëm se kaq.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jeronim de rada shpërndarja e librave jeronim de rada shpërndarja e librave

Sondazh

Poll