Bota

Historia tragjike e nënës me dy fëmijë që u gjetën nën rrënoja, u largua nga lufta në Ukrainë por humbi jetën nga tërmeti në Turqi

Ndërtesa ku ajo jetonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u shkatërrua nga tërmeti 7.9 ballë që tronditi Turqinë lindore në 6 shkurt.

26 Shkurt 2023, 11:12 Nga a.l
Historia tragjike e nënës me dy fëmijë që u gjetën
Nëna dhe dy fëmijët

UKRAINË- Një 46- vjeçare e identifikuar me emrin Julia Petrov, nënë e dy fëmijëve u gjetën të pajetë nënë rrënojat e tërmetit vdekjeprurës së 6 shkurtit në Turqi. Por historia tragjike e 46- vjeçares nuk fillon në vendin i cili u shkatërrua nga tërmeti. Ajo ishte me origjinë ukrainase dhe lufta e detyroi që të merrte fëmijët e saj të vegjël e të shpëtonte, për t'i strehuar ata në Turqi. 

Petrov së bashku me fëmijët e saj, Zakhar, 10 vjeç dhe Matvii 5 vjeç u largua nga Ukraina ku la edhe burrin e saj i cili ishte anëtar i Forcave të Armatosura dhe u vendos në Turqi ku mendoi se do të ishin të sigurt nga lufta. Ndërtesa ku ajo jetonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u shkatërrua nga tërmeti 7.9 ballë që tronditi Turqinë lindore në 6 shkurt.

Siç raportojnë edhe mediat e huaja, Petrov dhe dy fëmijët e saj mbetën të bllokuar nën rrënoja. Bashkëshorti i saj i cili u plagos gjatë luftës dhe po merrte trajtim mjekësor në Ukrainë, nuk kishte marrë lajme për të kështu që kontaktoi ambasadën e Ukrainës në Ankara. Kur ai mbërriti në Turqi, e mori vesh lajmin e hidhur në 14 shkurt, në momentin kur gruaja dhe fëmijët e tij po nxirreshin të pajetë nga rrënojat.

julia petrov

Sondazh

Poll