“Do të rikthehet furnizimi normal”/ Përfundon afati, Tirana sërish pa ujë…ende asnjë reagim nga Bashkia
20 Shtator 2019, 17:53Nga DOSJA
TIRANË– Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të mbetet pa ujë edhe pse ishte premtuar se problemi do të zgjidhej deri në orën 19:00 të ditës së sotme.
Ditën e sotme, Dosja.al kontaktoi me zyrat e UKT-së të cilat u shprehën se mungesa e ujit në kryeqytet zgjidhej.
“Ka ndodhur një defekt në në linjën e Bovillës dhe për pasojë të gjithë qytetarët e Tiranë skanë mbetur pa ujë ditën e sotme. Në orën 19:00 do të rikthehet furnizimi normal,”– u shpreh UKT.
Megjithatë edhe pse afati i dhënë nga UKT-ja ka mbaruar, problemi i ujit është zgjidhur vetëm në disa zona. Të tjerat vijojnë të vuajnë për ujë edhe pse u premtua që situata do të zgjidhej.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk e ka marrë mundimin që të bëjë një reagim në lidhje me mungesën e furnizimit me ujë në kryeqytet.
Dosja.al muajt e fundit ka ngriturshqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizmit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Teksa u hetuan për dy vite me rradhë nga policia italiane, dy familje shqiptare që merrshin me shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëve janë arrestua...
TIRANË– Pas vendimit që dha mbrëmjen e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, ...
TIRANË- Zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh për Top Channel se e gjitha kjo “është &cced...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për çështjen e shumëdisktuar, për Izëtë Haxhinë. Nga sot dosja Hajdari do të jetë në duart e gj...
DURRËS– Mirald Metallari, 23-vjeçari që vrau të dy prindërit e tij dy vite më parë është dënuar me 35 vite burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënd...
TIRANË- Lëvizja Reago e mbështetur dhe nga qytetarë, kanë zhvilluar sot një protestë para selisë së UKT. Në një kohë që Tirana është pa ujë, lëvijza rinore...
TIRANË- Gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer sot metodat sesi grupet kriminale përfshijnë emra të njohur për të bërë sa më të besueshme “mbrojtjen” që duan të t...
TIRANË– Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka vendosur që të zgjasë hetimet edhe për dy muaj të tjerë për grupin “Bajri”. Vendimi u mor dy ditë pasi Prokuroria e ...
Vendimi për pafajësinë e Saimir Tahirit nuk është marrë në unanimitet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues. Madje, kjo ka qenë edhe arsyeja, se përse u deshë...