Aktualitet

U hetuan dy vite nga policia italiane, arrestohen dy familjet shqiptare nga Durrësi që trafikonin drogë dhe armë

20 Shtator 2019, 17:50 Nga DOSJA
U hetuan dy vite nga policia italiane, arrestohen dy familjet shqiptare nga

ITALI- Teksa u hetuan  për dy vite me rradhë nga policia italiane, dy familje shqiptare që merrshin me shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëve janë arrestuar.

Është mësuar se familjet janë me origjinë nga qyteti bregdetar i Durrësit  dhe prej vitesh ushtronin këtë aktivitet në Como të Italisë.

Ata shpërndanin sasi të mëdha të heroinës dhe kokainës, ndërkohë dhe armët e tipit: revolverët klasikë, mitralozë dhe armët lufta që përgjithësisht janë të vështiar për t’u gjetur.

Që në vitin 2017 familjet shqiptare nga Durrësi nisën të hetohen nga policia italiane, ndërsa është mësuar se dy familjet kanë përkatësisht mbiemrat, Proshka dhe Ajazi.

Ata janë arrestuar në  në Mariano Comense dhe në Figino Serenza, të Italsië.

Aktiviteti i tyre ishte i organizuar më së miri,ku për çdo zonë kishin korrieer, ndërsa është mësuar që heroinën e merrnin nga Holanda.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet como familjet nga durresi iatli trafikim droge dhe armesh como familjet nga durresi iatli trafikim droge dhe armesh

Sondazh

Poll