Bota

Koreja e Veriut me masa të rrepta: Prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma hollivudianë do dërgohen në kampe burgu

Edhe pse në të kaluarën, prindërit mund të shpëtonin me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin duke parë prodhime të vendeve jashtë Koresë së Veriut, tashmë masat janë përshkallëzuar.

25 Shkurt 2023, 23:12 Nga F.M
Koreja e Veriut me masa të rrepta: Prindërit që lejojnë
Kim Jong-un

KOREJA E VERIUT- Prindi i një fëmije të kapur duke parë filma të huaj ose programe televizive do të dërgohet në një kamp pune për gjashtë muaj, ndërsa fëmijët e tyre do të duhet të shërbejnë pesë vjet ‘punë në komunitet’. Kjo është masa e rreptë që është ndërmarrë fundmi në Korenë e Veriut dhe është paralajmëruar nga zyrtarët.

Edhe pse në të kaluarën, prindërit mund të shpëtonin me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin duke parë prodhime të vendeve jashtë Koresë së Veriut, tashmë masat janë përshkallëzuar. Kjo është një nga lëvizjet më të fundit për të eliminuar çdo media të huaj nga vendi i Azisë Lindore.

kim tok-hun kim jong un koreja e veriut

Sondazh

Poll