Bota

Italia ndjek Komisionin Evropian, urdhri: Të fshijnë ‘Tik Tok’-un të gjithë punonjësit e administratës publike

Sipas tij, aplikacioni kinez Tik Tok është vënë në qendër të dyshimeve se paraqet rrezikshmëri.

25 Shkurt 2023, 22:57 Nga F.M
Italia ndjek Komisionin Evropian, urdhri: Të fshijnë ‘Tik
'Tik Tok’

ITALI- Italia po ndjek hapat e Komisionit Evropian përsa i përket aplikacionit 'Tik Tok’. Ministri i Administratës Publike në Itali tha gjatë një interviste se do të vendosin që aplikacioni Tik Tok të hiqet nga celularët e të gjithë punonjësve të administratës publike.

Sipas tij, aplikacioni kinez Tik Tok është vënë në qendër të dyshimeve se paraqet rrezikshmëri.

Kjo lëvizje vjen pas kërkesës zyrtare të Komisionit të BE-së drejtuar punonjësve të saj për të çinstaluar aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre. Gjoithçka po bëhet për të mbrojtur të dhënat.

tik tok komisioni evropian

Sondazh

Poll