25 Shkurt 2023, 22:40
Nga DOSJA
Protesta
TIRANË- Dhjetëra-mijëra izraelitë protestuan të shtunën kundër planeve të qeverisë së ekstremit të djathtë për të bërë ndryshime të thella në sistemin ligjor, tre ditë pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj që do t'u mundësonte ligjvënësve të rrëzonin vendime të Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë.
Miratimi i projekt-ligjit në një votim paraprak në Knesset ishte hapi i fundit i koalicionit qeverisës të Benjamin Netanjahut drejt realizimit të ndryshimeve në gjyqësor që po vazhdon, pavarësisht thirrjeve për dialog dhe konsensus nga hebrenjtë amerikanë dhe presidenti i Izraelit, dhe protestat masive javore.
Përveç dobësimit të gjykatës më të lartë të vendit, protestuesit thonë se ndryshimet e propozuara kërcënojnë vlerat demokratike të Izraelit dhe përqendrojnë pushtetin tek koalicioni qeverisës në parlament. Zoti Netanjahu dhe koalicioni i tij qeverisës besojnë se gjykata ka pasur pushtet të pakontrolluar prej vitesh.
Protestat javore janë intensifikuar gjatë tetë javëve dhe sektorë të mëdhenj të shoqërisë dhe bizneseve izraelite u janë bashkuar atyre. Të shtunën, protesta kryesore u zhvillua në Tel Aviv dhe demonstrate të shumta më të vogla u mbajtën në të gjithë vendin.
Protestuesit mbanin flamuj izraelitë, flamurë dhe postera me mesazhe të ndryshme kundër ndryshimeve në kompetencat e gjyqësorit. “Pa Kushtetutë, nuk ka Demokraci”, thuhej në një pankartë. Disa demonstrues qëndruan pas një pankarte ku shkruhej "Ato nuk do të miratohen" dhe "Ne do të triumfojmë”, duke iu referuar votimit.
Marrë nga VOA
protesta ne izrael
Bota
25 Shkurt 2023, 22:35
F.M
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka prezantuar shtëpinë ku jeton prej ditës që Rusia ...
Bota
25 Shkurt 2023, 22:29
F.M
Stefan Jovanoviç
SERBI- Deputeti dhe zëdhënësi i Opozitës në Serbi Stefan Jovanoviç, ka thënë sot se presi...
Bota
25 Shkurt 2023, 21:45
F.M
Marco Raduano
ITALI- I njohur si 'tullumbace', Marco Raduano konsiderohet kreu i një klani mafioz në Vieste. Ai arriti të rifitonte lirin&eu...
Bota
25 Shkurt 2023, 21:31
F.M
Marco Raduanos
ITALI- Bosi i maffias ‘Gargano’, Marco Raduanos ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë. ...
Bota
25 Shkurt 2023, 19:05
Batalioni "Sudoplatov"
SERBI- “Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi, janë ed...
Bota
25 Shkurt 2023, 19:02
Foto nga tërmeti në Turqi
TURQI- Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesa...
Bota
25 Shkurt 2023, 19:01
F.M
Druzhba
RUSI- Rusia i ka ndalur furnizimet me naftë në Poloni përmes gazsjellësit Druzhba. Daniel Obajtek, shefi i rafinerisë pola...
Bota
25 Shkurt 2023, 18:53
Jill Biden
SHBA- Zonja e Parë Jill Biden bëri thirrje për demokraci dhe për forcimin e pozitës së grave gjatë vizitë...
Bota
25 Shkurt 2023, 18:52
Derek Chollet dhe Albin Kurti
KOSOVË- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të...
Bota
25 Shkurt 2023, 18:27
F.M
Një fëmijë në spital
SIRI- Sky News ka publikuar një artikull që tregon për vuajtjet që do të përndjekin ...