Bota

“Është punë e kryer!” opozita serbe: Vuçiç ka hequr dorë nga Kosova, do marrë pëlqimin e Perëndimit për karrigen e tij. Takimi në Bruksel është juridik

Danas shkruan se zëdhënësi i Partisë Popullore në Serbi thotë se Vuçiç de facto do të heqë dorë nga Kosova, në këmbim të marrjes së ‘OK’ nga “Perëndimi” për të vijuar me qëndrimin në pushtet.

25 Shkurt 2023, 22:29 Nga F.M
“Është punë e kryer!” opozita serbe:
Stefan Jovanoviç

SERBI- Deputeti dhe zëdhënësi i Opozitës në Serbi Stefan Jovanoviç, ka thënë sot se presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, do të pranojë marrëveshjen e Paraqitur nga BE dhe Serbia do të humbasë Kosovën.

Danas shkruan se zëdhënësi i Partisë Popullore në Serbi thotë se Vuçiç de facto do të heqë dorë nga Kosova, në këmbim të marrjes së ‘OK’ nga “Perëndimi” për të vijuar me qëndrimin në pushtet.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç, shkruan Danas.

“Është pothuajse një punë e kryer,”- shtoi ai.

Jovanoviç shtoi se qeveria "duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiç si një ‘Zot’.

stefan jovanovic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll