Bota

U arratis nga burgu me çarçafë, kush është Marco Raduano, shefi i klanit mafioz që po vë në pikëpyetje sigurinë e ‘hekurave’ në Itali

Burgu i Badu është një burg i sigurisë maksimale ku mbahen disa terroristë dhe mafiozë dhe nga i cili askush nuk ia ka dalë asnjëherë të arratiset.

25 Shkurt 2023, 21:45 Nga F.M
U arratis nga burgu me çarçafë, kush është Marco
Marco Raduano

ITALI- I njohur si 'tullumbace', Marco Raduano konsiderohet kreu i një klani mafioz në Vieste. Ai arriti të rifitonte lirinë duke u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë ‘Badu’, duke përdorur metodën me klasike, atë me çarçafë.

Kështu Marco Raduano , 40 vjeç, nga Puglia, një element kryesor i krimit të organizuar në Gargano, iu rikthye rrugëve të krimit.

Tashmë kanë nisur kontrollet, por kush është Marco Raduano?

I quajtur ‘tollumbaci’, Raduano ka një karrierë shumë të gjatë kriminale dhe mbi shpinë ka dënime që duhet të përfundonin në vitin 2046, për trafik droge, vrasje, krime kundër personit, kundër pronës dhe në fushën e armëve dhe drogës.

Më 3 shkurt, ai u njoftua për një dënim prej 19 vitesh burg, me tre vite shtesë me kusht. Dënimi i tij erdhi si pasojë e 'Bora e Marsit', emri i operacionit në kuadër të të cilit, ai u arrestua në tetor të vitit 2019, bashkë me 14 persona të tjerë.

Burgu i Badu është një burg i sigurisë maksimale ku mbahen disa terroristë dhe mafiozë dhe nga i cili askush nuk ia ka dalë asnjëherë të arratiset.

Pikërisht për këtë arsye, është një pikëpyetje e madhe fakti që Raduano arriti të dalë kaq lehtë…

"Në disa raste ne kishim raportuar mungesën e personelit të policisë së burgjeve, gjë që na pengoi të siguronim mbikëqyrje skrupuloze për shkak të llojit të të burgosurve të mbajtur në institutin Nuoro. Sardenja ka 4 institute që mbajnë të burgosur të sigurisë së lartë që i përkasin majës së krimit të organizuar dhe të gjithë janë në vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së personelit,”- thotë Luca Fais, sekretar rajonal për Sardenjën i sindikatës autonome të policisë së burgjeve.

Për Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i Sappe, "ajo që ndodhi është e paprecedentë dhe është pasojë e dobësimit të politikave të sigurisë së burgjeve. Sistemi i burgjeve, për të rriturit dhe të miturit, po shkatërrohet çdo ditë e më shumë".

“Sapo Policia e Burgjeve na lajmëroi për arratisjen, rreth orës 19:00, nisëm planin kundër krimit në provincën e Nuoro-s, njoftuam të gjithë Shtabin e Policisë së Sardenjës dhe Policinë Kufitare në portet dhe aeroportet e ishullit,”- tha mbikëqyrësi i kryeqytetit Barbagia Alfonso Polverino.

marco raduano arratiset marco raduano

Sondazh

Poll