Bota

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ngel pezull, Hungaria nuk jep ‘dritën jeshile’ për vendet nordike, pritet votimi më 6 mars

Ai tha gjithashtu se nevojiteshin më shumë bisedime midis grupeve parlamentare përpara se ligjvënësit të votonin mbi ofertat e anëtarësimit.

25 Shkurt 2023, 17:45 Nga F.M
Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ngel
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se mund të ketë vonesa të mëtejshme në miratimin e Budapestit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Reuters shkruan se Orban ka shprehur shqetësime dhe ka akuzuar të dy vendet për përhapjen e “gënjeshtrave” për shëndetin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Hungari.

Ai tha gjithashtu se nevojiteshin më shumë bisedime midis grupeve parlamentare përpara se ligjvënësit të votonin mbi ofertat e anëtarësimit.

Sipas një kalendari të punimeve të parlamentit, votimi përfundimtar mbi kërkesat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë mund të bëhet në 6 mars.

Suedia dhe Finlanda paraqitën vitin e kaluar kërkesën për t'u bashkuar me aleancën transatlantike pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës. Por që të bëhet anëtarësimi, duhet të ratifikohet nga 30 anëtarët e NATO-s dhe Suedia është përballur me kundërshtime nga Turqia për shkak të strehimit të atyre që Ankaraja thotë se janë anëtarë të grupeve terroriste.

viktor orban

Sondazh

Poll