Bota

Lukashenko zbulon bisedën e Putin për 1-vjetorin e nisjes së luftës: Do t’ju them një sekret…

Sipas shërbimit të shtypit të Lukashenkos, Presidenti bjellorus e ka zbuluar si ‘sekret’ bisedën e zhvilluar me Putin.

25 Shkurt 2023, 16:49 Nga F.M
Lukashenko zbulon bisedën e Putin për 1-vjetorin e nisjes së
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kuadër të përvjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë. Sipas shërbimit të shtypit të Lukashenkos, Presidenti bjellorus e ka zbuluar si ‘sekret’ bisedën e zhvilluar me Putin.

"Unë do t'ju them një sekret, mbrëmë ai dhe unë folëm për një kohë të gjatë për tema të ndryshme,"- raportohet tu ketë thënë ai gazetarëve.

Bjellorusia njihet si aleate e ngushtë e Rusisë, kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Moska zbarkoi me të gjitha armatimet një vit më parë në Bjellorusi dhe përdori territorin e saj si pikënisje për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Lukashenko ka thënë edhe më herët se këtë gjë ishte gati ta bënte këtë përsëri.

aleksander lukashenko vladimir putin

Sondazh

Poll