Bota

Po transportonin një pacient, rrëzohet avioni në SHBA, vdesin mjekët, piloti dhe i sëmuri

Care Flight ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

25 Shkurt 2023, 16:42 Nga F.M
Po transportonin një pacient, rrëzohet avioni në SHBA, vdesin
Foto Ilustruese, helikopter

SHBA- Pesë persona kanë mbetur të vdekur pasi avionic në të cilin ndodheshin u rrëzua. Ngjarja e rëndë, sipas CNN ka ndodhur në Nevadën perëndimore në SHBA, thanë zyrtarët.

Piloti, infermierja dhe ndihmësmjeku i fluturimit së bashku me një pacient dhe një anëtar të familjes së pacientit u vranë kur avioni u rrëzua pranë Stagecoach, Nevada. Care Flight ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Me lëndim të thellë raportojmë se tani kemi marrë konfirmimin nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Qendror të Lyonit se asnjë nga pesë personat në bord nuk mbijetoi. Jemi në proces të njoftimit të familjarëve të tyre,”- thuhet në reagim.

Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të avionit.

aksident ajror ne shba

Sondazh

Poll