Bota

Takimi i G-20 në Indi për luftën, sekretarja amerikane e Thesarit: Luftoni për lirinë e Ukrainës

Përmbledhja në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë, duhet të firmosej nga të gjitha vendet, por Rusia dhe Kina nuk kanë pranuar.

25 Shkurt 2023, 16:31 Nga F.M
Takimi i G-20 në Indi për luftën, sekretarja amerikane e
Janet Yellen

INDI- Takimi i kryetarëve të financave të Grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) në Indi ka përfunduar pa konsensus pasi Rusia dhe Kina kanë refuzuar që të nënshkruajnë për luftën në Ukrainë.

Përmbledhja në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë, duhet të firmosej nga të gjitha vendet, por Rusia dhe Kina nuk kanë pranuar.

Dita e parë e takimit është mbajtur më 24 shkurt, kur është shënuar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë. Grupi i shtatë shteteve (G7) ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e ka konsideruar ilegale luftën e nisur në Ukrainë. Ajo i bëri thirrje G20-ës që të mbështese Ukrainën drejt rrugës për të rimarrë lirinë që i takon.  

janet yellen

Sondazh

Poll