Bota

Nuk ka qetësi! Tërmet me magnitudë 5.3 ballë në Nigde të Turqisë (TË DHËNAT)

Tërmeti kishte thellësi prej 7 km dhe është ndjerë edhe në qytetet përreth.

25 Shkurt 2023, 11:40 Nga A.B
Nuk ka qetësi! Tërmet me magnitudë 5.3 ballë në Nigde
Qyteti i shkaterruar

TURQI- Një tjetër tërmet ka tronditur qytetarët në Turqi. Pas dy tërmeteve të mëdha me qendër në Kahramanmaraş, Turqia ende vijon të preket nga pasgoditjet. Sot një tërmet me magnitudë 5.3 është ndjerë në lagjen Bor të Niğde. Sipas informacioneve të para, tërmeti kishte thellësi prej 7 km dhe është ndjerë edhe në qytetet përreth, raporton 'Haberturk'.

Nuk ka qetësi! Tërmet me magnitudë 5.3 ballë në Nigde

Ndërkohë që pasgoditjet nuk ndalen, numrat e viktimave nga dy tërmetet e fillim muajit, shtohen. Sot, numri ka arritur deri në 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet. Tërmetet e 6 Shkurtit, me magnitudë 7.8 dhe 7.5, kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, ndërsa në Siri 5.900.

termet ne turqi

Sondazh

Poll