Bota

Biden: Nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë, SHBA do të përgjigjet

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për rreziqet që do të kishte Kina nëse vendos të jetë aleate me Rusinë.

25 Shkurt 2023, 07:28 Nga A.B
Biden: Nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë, SHBA do
Joe Biden

UKRAINË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë informacionin e mundshëm të armëve kineze në Moskë. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për rreziqet që do të kishte Kina nëse vendos të jetë aleate me Rusinë.

Kam pasur një bisedë të gjatë me të në verë. I thashë se nuk kishte një kërcënim, por një fakt i thjeshtë, 600 kompanitë që u larguan nga Rusia... Duhet të jetë i kujdesshëm, e ardhmja e Kinës, varet nga investimet perëndimore.”- u tha Biden gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Biden tha në një intervistë se nuk e parashikon një lëvizje të tillë nga Kina por gjithsesi janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo gjejë.

“Nuk e kemi parë ende, por nuk parashikoj një lëvizje të madhe nga Kina në furnizimin me armë Rusisë”, tha ai. Më pas Biden iu referua sanksioneve që vendet e tjera kanë marrë pasi kanë mbështetur Moskën. “Ne kemi shqiptuar dënime të rënda për këdo që e ka bërë këtë”, theksoi ai.

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll