Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Bilanc tragjik i viktimave, mbi 50 mijë të vdekur, 15 mln dollarë për rindërtimin e shtëpive për të pastrehët

24 Shkurt 2023, 22:06 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Bilanc tragjik i viktimave, mbi 50
Tërmet në Turqi

TURQI- Turqia ka filluar punën për rindërtimin e shtëpive pas tërmeteve shkatërrimtarë më 6 shkurt, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve bashkë me Sirinë ka kaluar në 50 mijë. Siç raportojnë mediat e huaja, më shumë se 160 mijë ndërtesa që përmbanin 520 mijë apartamente u shembën ose u dëmtuan rëndë në tërmetet e 6 shkurtit u vranë dhjetëra mijëra turq e sirianë. Presidenti Recep Tajip Erdogan është zotuar se do të rindërtojë shtëpitë brenda një viti, megjithëse sipas ekspertëve, autoritetet duhet të vënë sigurinë para shpejtësisë. Shumë të pastrehë janë vendosur në tenda, por janë duke u përballur më problemet e tërmeteve.

Qeveria e Erdoganit është përballur me një valë kritikësh ndaj dëmeve të shumta që pësuan ndërtesat, pasi turqit i akuzojnë për moszbatimin e kontrollit të cilësisë së ndërtimit

Plani fillestar i qeverisë turke është të ndërtojë 200 mijë apartamente dhe 70 mijë shtëpi fshati me një kosto prej 15 miliardë dollarësh. Ndërsa banka amerikane JPMorgan kishte vlerësuar se ndërtimi i shtëpive do të kushtojë 25 mijë dollarë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll