Bota

Erdogan bisedë telefonike me Putin/ Zbardhet diskutimi, presidenti turk: Shkatërrimet duhet të marrin fund!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për paqe të drejtë në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

24 Shkurt 2023, 22:02 Nga a.l
Erdogan bisedë telefonike me Putin/ Zbardhet diskutimi, presidenti turk:
Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për paqe të drejtë në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Presidenti Erdogan theksoi nevojën për arritjen e një paqeje të drejtë për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe shkatërrimet. Duke shprehur dëshirën e sinqertë të Turqisë për ringjalljen e marrëveshjes së arritur në Stamboll, Presidenti Erdogan vuri në dukje se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim”, thuhet në një deklaratë nga presidenca. 

Korrikun e kaluar, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022. Erdogan falënderoi homologun e tij rus për solidaritetin e tij mbi tërmetet shkatërruese që goditën rajonin jugor të vendit. 

rexhep taip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll