Dy ditë larg takimit në Bruksel/ Kurti bisedë telefonike me Chollet, ja çfarë u diskutua
Albin Kurti Derek Chollet KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e...
Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron këtu bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.
UKRAINË- Olga Gorgolla së bashku me dy fëmijët është larguar nga vendlindja e saj tash e tre muaj. Refugjatja ukrainase thotë se qyteti Kharkiv po përballet me luftë të tmerrshme dhe atje tashmë i kanë mbetur edhe anëtarë tjerë të familjes.
“Mos u dorëzoni”, është mesazhi i Gorgollës në një-vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron këtu bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.
“Unë jam nga qyteti i Kharkiv. Ju e dini nga historiku i luftës Kharkiv. Është nga territoret më të nxehta dhe më të rrezikshme që ka filluar më 24 shkurt”, tregon ajo.
Refugjatja ukrainase po qëndron në Kosovë bashkë me dy vajzat e saj, por një pjesë tjetër të familjes e ka në Ukrainë.
“Unë erdha në Kosovë vetëm me dy fëmijë dhe në Ukrainë e kam lënë familjen time, vëllain, nënën dhe babin…Të gjithë qytetarët e Ukrainës, që janë shpërndarë nëpër krejt botën, në këtë ditë bashkohen dhe tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen kundër luftës së ashpër nga Rusia. Dhe me këtë ngrohtësi desha të jap një mesazh të rëndësishëm: mos u dorëzoni!”, ka shtuar ajo për KosovaPress.
Në një-vjetorin e fillimit të invazionit rus, gazetarët ukrainas kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit me pankarta në duar, me mesazhe për ndërprerjen e luftës dhe falënderime për Kosovën. Në përfundim të marshimit, pranë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, gazetarët po ndezin qirinj dhe kanë kënduar himnin e Ukrainës. /kp/
Albin Kurti Derek Chollet KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e...
Xi Jinping Volodymyr Zelenskyy RUSI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ai po planifikon të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, ...
Yevgeny Prigozhin SHBA- Yevgeny Prigozhin, ish-i dënuari manjati i ushqimit që drejton ushtrinë mercenare ruse 'Wagner' në vij&eum...
Milo Gjukanoviç Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e ka propozuar a...
Francë FRANCË- Një grua, e cila pretendon se është dhunuar seksualisht, kafshoi gjuhën e një burri dhe e dorëz...
Deputetët socialistë në parlamentin ukrainas UKRAINË- Sot shënohet 1 vit që nga nisja e luftës në Ukrainë. Pre...
Selanik GREQI- Një çantë e zezë e dyshimte është gjetur para konsullatës ruse në Greqi duke shkaktuar panik te ve...
përdhunimi GREQI- Një rast i rëndë i abuzimit seksual është zbuluar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një&n...
Departamenti Amerikan i Thesarit SHBA- Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Lanta Bank ruse, Metallinvestbank, Kredit Bank e Mo...
Flamuri Gjerman GJERMANI- Ministria gjermane e mbrojtjes ka njoftuar se Gjermania do të dërgojë katër tanke të tjera Leopard 2 n&...