Bota

'E dobishme për sigurinë e Ukrainës/ Zelenskyy planifikon takim me presidentin e Kinës, aleati i Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ai po planifikon të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë.

24 Shkurt 2023, 19:27 Nga a.l
'E dobishme për sigurinë e Ukrainës/ Zelenskyy planifikon
Xi Jinping Volodymyr Zelenskyy

RUSI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ai po planifikon të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë.

"Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë," tha ai në një konferencë shtypi në Kiev në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Siç raportojnë mediat e huaja, Zelenskyy kishte përsëritur më herët se nuk do të zhvillonte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës në Ukrainë si pjesë e një plani paqeje prej 12 pikash. Në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, aleati i Moskës, Kina, u kërkoi të dyja palëve të bien dakord për një de-përshkallëzimin gradual, paralajmëroi kundër përdorimit të armëve bërthamore dhe tha se konflikti nuk i përfitoi askujt. Plani, i paraqitur në një dokument të ministrisë së jashtme, ishte kryesisht një përsëritje e linjës së Kinës që kur Rusia nisi atë që e quan operacionin e saj special ushtarak më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kina ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

xi jinping volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll