Bota

Lufta në Ukrainë/ Më shumë ushtarë rusë të vdekur se në 9 vjet në Afganistan

Në fakt, sipas të dhënave të faqes së internetit Mediazona dhe shërbimit rus të BBC-së, nga 25 dhjetori 1979 deri më 15 shkurt 1989, Bashkimi Sovjetik humbi 15.051 ushtarë në Afganistan.

24 Shkurt 2023, 17:34 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Më shumë ushtarë rusë të
Foto ilustruese

KIEV- Kur ka kaluar një vit nga pushtimi rus i Ukrainës, humbja e jetëve njerëzore - siç është normale - është e lartë për të dyja palët. Në fakt, sipas të dhënave të faqes së internetit Mediazona dhe shërbimit rus të BBC-së, nga 25 dhjetori 1979 deri më 15 shkurt 1989, Bashkimi Sovjetik humbi 15.051 ushtarë në Afganistan.

Por vetëm në një vit të luftës në Ukrainë, të paktën 15.136 ushtarë rusë u vranë. Gazetarët e dy mediave identifikuan emrat e 588 anëtarëve të organizatës mercenare Wagner që u vranë dhe 1310 ish të burgosurve.

Që nga 24 shkurti, më shumë se 1800 oficerë janë vrarë në luftën në Ukrainë, duke përfshirë 199 me grada të larta. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll