Bota

Kanadaja ofron mbi 32 mln dollarë ndihmë për Ukrainën

Kanadaja njoftoi të premten se do t'i sigurojë Ukrainës më shumë se 32 milionë dollarë për të forcuar sigurinë dhe stabilizimin e vendit, pasi shënon një vit nga pushtimi i Rusisë.

24 Shkurt 2023, 16:40 Nga a.l
Kanadaja ofron mbi 32 mln dollarë ndihmë për Ukrainën
Ukrainë Kanada

KANADA- Kanadaja njoftoi të premten se do t'i sigurojë Ukrainës më shumë se 32 milionë dollarë për të forcuar sigurinë dhe stabilizimin e vendit, pasi shënon një vit nga pushtimi i Rusisë.

Për një vit të tërë, Kanadaja dhe komuniteti ndërkombëtar janë mbledhur si kurrë më parë për të mbështetur qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresioneve të Presidentit [Vladimir] Putin. Mbështetja e Kanadasë për sovranitetin e Ukrainës është e palëkundur. Ne nuk do të tërhiqemi derisa Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e saj”, tha në një deklaratë Ministrja e Punëve të Jashtme Melanie Joly.

Rreth 9.7 milionë dollarë nga financimi është pjesë e një njoftimi të mëparshëm të bërë nga kryeministri Justin Trudeau ndërsa ishte në Samitin e G7 në qershor 2022 për projektet e çminimit dhe llogaridhënies në Ukrainë. Në atë kohë, Trudeau premtoi 151.7 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, shumica e të cilave (75 milionë dollarë) ishte për ndihmë humanitare.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll