Bota

Suedia në mbështetje të Ukrainës/ Lajmëron dërgimin e tankeve 'Leopard 2'

Ndihma e Suedisë ndaj Ukrainës, vjen në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të luftës. Që prej fillimit të ofensivës ruse, Ukraina ka marrë mbështetje nga shumë shtete të Evropës dhe nga SHBA-ja.

24 Shkurt 2023, 16:35 Nga a.l
Suedia në mbështetje të Ukrainës/ Lajmëron
Ulf Kristersson

SUEDI-  Suedia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri suedez Ulf Kristersson. Përmes një postimi në Twitter Kristersson bëri me dije se, paketa ushtarake përfshin gjithashtu komponentë të mëtejshëm të mbrojtjes ajrore.

Ndihma e Suedisë ndaj Ukrainës, vjen në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të luftës. Që prej fillimit të ofensivës ruse, Ukraina ka marrë mbështetje nga shumë shtete të Evropës dhe nga SHBA-ja. E fundit që dërgoi tanke leopard 2 ishte Polonia. Suedia njihet si një vend neutral, e cila nuk përzihet me çështjet politike të shteteve të tjera, mirëpo në kuadër të 1 vjetorit të ofensivës ruse, do të furnizojë Ukrainën me tanke.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll