Bota

'Rusia e zgjodhi këtë luftë dhe ajo duhet ta mbyllë'/ Blinken: Bota po përjgigjet ndaj mizorive që po ndodhin në Ukrainë

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai shkruan se bota po përgjigjet ndaj Rusisë për mizoritë që po kryen në Ukrainë. 

24 Shkurt 2023, 16:14 Nga a.l
'Rusia e zgjodhi këtë luftë dhe ajo duhet ta
Antony Blinken

RUSI- Sekretari amerikan Antony Blinken ka deklaruar se Rusia duhet të përfundojë sa më shpejtë luftën që nisi. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai shkruan se bota po përgjigjet ndaj Rusisë për mizoritë që po kryen në Ukrainë. 

"Rusia zgjodhi këtë luftë dhe bota po përgjigjet për ndaj Rusinë përgjegjëse për mizoritë që po kryen në Ukrainë. Ne duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur – me një paqe të drejtë që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", shkruan Blinken.

Gjatë këtyre 365 ditëve të përgjakshme, gjërat kanë ndryshuar shumë por ukrainasit nuk janë dorëzuar. Një mesazh në këtë ditë e përcolli edhe Volodymyr Zelenskyy për përvjetorin e parë të luftës duke thënë me bindje se ky do të jetë viti i fitores. Kina kërkon armëpushim dhe fund të luftimeve në Ukrainë duke kërkuar që të mbahen të sigurt centralet bërthamore dhe t’i jepet fund kërcënimeve për sulme bërthamore.  

lufta ne ukraine antony blinken

Sondazh

Poll