Bota

'Fitorja jonë e përbashkët'/ Zelenskyy falenderon kryeministrin e Polonisë për vizitën në Kiev

Lideri ukrainas shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj Ukrainës prej fillimit të luftës. 

24 Shkurt 2023, 15:54 Nga a.l

'Fitorja jonë e përbashkët'/ Zelenskyy falenderon

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar një mesazh në Telegram ku falenderon kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki për vizitën e tij sot në Kiev. Lideri ukrainas shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj Ukrainës prej fillimit të luftës. 

"Polonia ishte me ne edhe para fillimit të luftës në shkallë të gjerë, ishte me ne çdo minutë të këtij viti dhe jam i sigurt se do të jetë me ne deri në fitoren tonë. Fitorja jonë e përbashkët! Sot, gjatë bisedimeve me kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraëiecki, diskutuam të gjithë gamën e çështjeve të mbrojtjes. Bisedimet kishin të bënin me armët për Ukrainën, falë të cilave humbja e Rusisë në fushën e betejës do të përshpejtohet dhe sanksione të reja kundër Rusisë. Më vete, do të doja të theksoja bashkëpunimin tonë në lidhje me trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve ukrainas. Jam i sigurt se do të mbetet një kujtim i mirë në historinë e kombeve. I jam mirënjohës Mateusz Morawieckit dhe të gjithë vëllezërve tanë polakë për të kuptuar situatën dhe nevojat e Ukrainës", shkruan Zelenskyy. 

Menjëherë pasi Berlini miratoi eksportin e tankeve luftarake të prodhimit gjerman, ekuipazhet ukrainase filluan stërvitjen në tanket Leopard 2 në Poloni. Morawiecki tha se katër tanke janë dorëzuar. Por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata ishin Leopard 2 modern apo paraardhësi i tyre, Leopard 1. Duda kishte thënë në janar se Polonia do t'i jepte 14 Leopard fqinjit të saj.

 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll