Bota

Lufta në Ukrainë dhe tërmetet/ Presidenti Erdogan dhe Zelenskyy bisedë telefonike, zbardhet biseda

Presidenti Erdogan falënderoi Zelenskyyn për solidaritetin me Turqinë për shkak të tërmeteve.

24 Shkurt 2023, 15:32 Nga a.l
Lufta në Ukrainë dhe tërmetet/ Presidenti Erdogan dhe Zelenskyy
Rexhep Taip Erdogan Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan sot një bisedë telefonike. Sipas një deklarate të Drejtorisë Turke të Komunikimeve, të dy palët diskutuan për tërmetet e fundit në Turqi, si dhe zhvillimet në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë e cila sot shënoi vitin e parë që nga fillimi i saj. 

Presidenti Erdogan falënderoi Zelenskyyn për solidaritetin me Turqinë për shkak të tërmeteve. Ai deklaroi gjithashtu se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë për të lehtësuar dhe ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshmemes Rusisë dhe Ukrainës. Më 24 shkurt 2022 , në një sulm që autoritetet ukrainase më vonë thanë se e dinin se ishte i pashmangshëm të paktën disa ditë përpara, forcat ruse kaluan në Ukrainë nga veriu, jugu dhe lindja e vendit. Mbi 8,000 civilë janë vrarë dhe rreth 13,300 të tjerë janë plagosur që nga ajo që Rusia filloi atë që e quajti një operacion special ushtarak në Ukrainë. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll