Bota

MESAZHI/ Aktivisti pro ukrainas dorëzon një tortë të përgjakur në ambasadën ruse në Beograd

Një aktivist pro-ukrainas Çedomir Stojkoviç është përpjekur të dorëzojë një tortë të përgjakur të zbukuruar me një kafkë në ambasadën ruse në Beograd.

24 Shkurt 2023, 14:49 Nga a.l
MESAZHI/ Aktivisti pro ukrainas dorëzon një tortë të
Çedomir Stojkoviç

UKRAINË- Sot është shënuar një vit luftë që kur Rusia urdhëroi futjen e tankeve në Ukrainë, në atë që e quajti një operacion special ushtarak. Një aktivist pro-ukrainas Çedomir Stojkoviç është përpjekur të dorëzojë një tortë të përgjakur të zbukuruar me një kafkë në ambasadën ruse në Beograd.

Gjatë këtyre 365 ditëve të përgjakshme, gjërat kanë ndryshuar shumë por ukrainasit nuk janë dorëzuar. Një mesazh në këtë ditë e përcolli edhe Volodymyr Zelenskyy për përvjetorin e parë të luftës duke thënë me bindje se ky do të jetë viti i fitores. Kina kërkon armëpushim dhe fund të luftimeve në Ukrainë duke kërkuar që të mbahen të sigurt centralet bërthamore dhe t’i jepet fund kërcënimeve për sulme bërthamore. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll