Bota

UNICEF: Lufta në Ukrainë pasoja shkatërruese për shëndetin mendor të 1.5 mln fëmijëve

Kështu thotë shefi ekzekutiv i degës austriake të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, Christoph Junger, i cili foli në një konferencë shtypi në Vjenë.

24 Shkurt 2023, 14:37 Nga I.A
UNICEF: Lufta në Ukrainë pasoja shkatërruese për
Foto Ilustruese

UKRAINË- Rreth 3.3 milionë fëmijë në Ukrainë kërkojnë ndihmë dhe 1.5 milionë prej tyre janë prekur nga lufta. Kështu thotë shefi ekzekutiv i degës austriake të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, Christoph Junger, i cili foli në një konferencë shtypi në Vjenë.

"3.3 milionë fëmijë në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë. Sipas vlerësimeve të UNICEF-it, 1.5 milionë prej tyre janë prekur nga lufta," tha zyrtari.

Sipas UNICEF-it, 487 fëmijë kanë vdekur që nga sot mes agresionit rus kundër Ukrainës dhe 954 të tjerë janë plagosur.

"Ajo që u bën kjo fëmijëve është e paimagjinueshme. Gjithsej 365 ditë luftë, vuajtje, lot, sakrifica, humbje të jetës normale, humbje të fëmijërisë, humbje të njerëzve të dashur, dhunë," tha Junger.

Ai gjithashtu theksoi se që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë, 2,400 shkolla në Ukrainë janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Sipas UNICEF-it, dy nga tre fëmijë ukrainas që u detyruan të largoheshin nga Ukraina për shkak të luftës, aktualisht nuk janë të integruar ose vetëm pak të integruar në sistemin arsimor të vendeve pritëse.

Siç raporton Prokurori i Përgjithshëm Andriy Kostin tha se 9,655 civilë u vranë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë 461 fëmijë. Të paktën 16,000 fëmijë u dërguan me forcë në Rusi dhe Bjellorusi. Gjithsej 2,631 krime lufte kundër fëmijëve janë regjistruar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, më shumë se 16,000 fëmijë të zhvendosur me forcë janë identifikuar.

unicef christoph junger

Sondazh

Poll