Bota

Polonia dorëzon tanket e para Leopard në Ukrainë

Menjëherë pasi Berlini miratoi eksportin e tankeve luftarake të prodhimit gjerman, ekuipazhet ukrainase filluan stërvitjen në tanket Leopard 2 në Poloni.

24 Shkurt 2023, 14:06 Nga I.A
Polonia dorëzon tanket e para Leopard në Ukrainë
Leopard

POLONI- Polonia ka konfirmuar dorëzimin e tankeve të parë Leopard në Ukrainë të premten, ndërsa kryeministri Mateusz Morawiecki vizitoi Kievin për të shënuar njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. Në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Varshavë, Presidenti Andrzej Duda tha: Kryeministri nuk mund të ishte këtu, ai shkoi në Kiev për të sjellë tanket Leopard, të cilat janë grupi i parë i dorëzuar në Ukrainë.

Menjëherë pasi Berlini miratoi eksportin e tankeve luftarake të prodhimit gjerman, ekuipazhet ukrainase filluan stërvitjen në tanket Leopard 2 në Poloni. Morawiecki tha se katër tanke janë dorëzuar. Por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata ishin Leopard 2 modern apo paraardhësi i tyre, Leopard 1. Duda kishte thënë në janar se Polonia do t'i jepte 14 Leopard fqinjit të saj.

mateusz morawiecki lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll