Bota

Takimi me Kurtin, Vuçiç: Duhet të ruajmë paqen e të bëjmë hapa përpara

Në një postim në Instagram, Vuçiç ka shkruar se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.

24 Shkurt 2023, 13:59 Nga I.A
Takimi me Kurtin, Vuçiç: Duhet të ruajmë paqen e të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Dy ditë para takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një deklaratë. Në një postim në Instagram, Vuçiç ka shkruar se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Ne duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të bëjmë hapa të mëdhenj përpara”, shkroi Vuçiç.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë e prezantuan planin para autoriteteve në të dy vendet në shtator të vitit 2022. Në atë dokument, i cili u mbështet publikisht nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, nuk përmendet qartë njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve e Bashkuara. Ndërkohë, propozimi i BE-së është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll