Bota

Revolucionarizoi gjuhën e televizionit italian, ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Maurizio Costanzo

Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin e bisedave Bontà loro në Rai. Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin Maurizio Costanzo, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset.

24 Shkurt 2023, 13:24 Nga A.B
Revolucionarizoi gjuhën e televizionit italian, ndërron jetë
Maurizio Costanzo

ITALI-Lajm i hidhur për botën e televizionit në Itali. Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Maurizio Costanzo, gazetar, prezantues televiziv, autor dhe skenarist. 

I lindur në Romë më 28 gusht 1938, Costanzo ka nënshkruar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin e bisedave Bontà loro në Rai. Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin Maurizio Costanzo, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura, është edhe programi i së dielës.  

Revolucionarizoi gjuhën e televizionit italian, ndërron jetë

Ai ka shkruar libra të shumtë si: Chi mi credo di essere, E che sarà mai? (2006), La strategia della tartaruga (2009), Sipario! 50 anni di teatro. Storia e testi (2015), Vi racconto l'Isis (2016)

Ai është i martuar me Maria De Filippin.

Burimi: Rainews.it

maurizio costanzo vdes maurizio costanzo

Sondazh

Poll