Bota

Finalizohet dënimi me vdekje në Florida, i pari në tre vjet

Mediat vendase e raportuan këtë, duke specifikuar se ishte ekzekutimi i parë në shtet në 3 vjet dhe i qindti që nga rikthimi i dënimit me vdekje në 1976.

24 Shkurt 2023, 12:37 Nga k.m.
Finalizohet dënimi me vdekje në Florida, i pari në tre vjet
Foto ilustruese

SHBA- 59-vjeçari Donald Dillbeck, i dënuar me vdekje për vrasje në Florida, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës.

Mediat e huaja e raportuan ngjarjen, duke specifikuar se ishte ekzekutimi i parë në shtet në 3 vjet dhe i qindti që nga rikthimi i dënimit me vdekje në 1976.

Dillbeck u dënua për vrasjen me thikë të një gruaje 44-vjeçare, Faye Lamb Vann, në parkingun e një qendre tregtare Tallahassee në vitin 1990, pasi ai u përpoq të vidhte makinën e saj. Në momentin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte i arratisur, pasi ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një polici.

florida

Sondazh

Poll