Bota

Moldavia hedh poshtë pretendimet ruse: Ukraina s'po tenton të pushtojë rajonin e shkëputur

Kështu ka hedhur poshtë pretendimin e ministrisë ruse të mbrojtjes se Ukraina po planifikonte pushtimin e rajonit moldav.

24 Shkurt 2023, 12:14 Nga k.m.
Moldavia hedh poshtë pretendimet ruse: Ukraina s'po tenton të
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu

MOLDAVI- Qeveria e Moldavisë ka bërë thirrje për qetësi pasi Moska pretendoi pa prova se i priste një pushtim i Ukrainës të Transnistrisë. Kështu ka hedhur poshtë pretendimin e ministrisë ruse të mbrojtjes se Ukraina po planifikonte pushtimin e rajonit moldav.

“Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe që informacioni të merret [nga publiku] nga burime zyrtare dhe të besueshme të Republikës së Moldavisë,”- tha qeveria në një deklaratë.

Agjencia e lajmeve Tass citoi zëvendësministrin e jashtëm rus Mikhail Galuzin të thoshte se perëndimi kishte udhëzuar qeverinë e Moldavisë në Kishinau që të ndalonte të gjitha ndërveprimet me autoritetet e Transnistria të mbështetura nga Moska. Qeveria e Ukrainës ende nuk i është përgjigjur akuzave nga ministria ruse e mbrojtjes.

Rajoni i Transnistrisë u shkëput nga Moldavia e atëhershme Sovjetike në vitin 1990 dhe kontrollohet nga separatistët rusë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha javën e kaluar se ishte “e qartë” se Ukraina nuk do të ishte ndalesa e fundit e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës dhe se Kremlini po mendonte për mënyrat për të “sulmuar” Moldavinë./TheGuardian

maia sandu

Sondazh

Poll