Aktualitet

Dënimi i Tahirit, reagon Ambasada britanike: Sistemi gjyqësor po maturohet

20 Shtator 2019, 13:52 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, reagon Ambasada britanike: Sistemi gjyqësor po

TIRANË– Pas vendimit që dha mbrëmjen e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, vjen një reagim nga ambasada Britanike në Tiranë. Përmes një deklarate ambasada theksoi se sistemi gjyqësor po maturohet.

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës”, shkruan ambasada britanike.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

(a.m/dosja.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada britanike denimi per saimir tahirin gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin ambasada britanike denimi per saimir tahirin gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll